Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se shumë opsione janë të munduara nëse dështon Albin Kurti të formojë qeverinë.
Haradinaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se dështimi i mundshëm i Vetëvendosjes për të formuar qeverinë mund t’i hapte rrugë edhe PDK-së për ta ndërtuar qeverinë.
“Pse mos ta provojë edhe PDK-ja të bëj qeverinë pasi është vetëm tre numra më pak se LDK-ja e katër më pak se LVV-ja. PDK-ja mund ta bëj koalicionin me partitë tjera përjashtuar dy të parat (LVV e LDK)”.
Ai megjithatë ka thënë se për momentin AAK-në nuk e sheh në një koalicion me PDK-në.
“Më mirë do të ishte që qeverinë ta ndërtonin LVV me LDK-në. Kështu ka vendosur votuesi i Kosovës. Por edhe do të ishte mirë të shihet si do të punon Kurti. Nuk është njëjtë si të flasësh nga opozita. Kosova ka sfida shumë të mëdha”.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thotë se në mbledhjen e fundit të Kryesisë nuk ka pasur disponim të mirë për të negociuar me Vetëvendosjen për bashkëqeverisje.
“Nuk ka pasur as tendencën më minimale për të negociuar me Vetëvendosjen. Pavarësisht se mund të ketë raporte të mira personale me ndonjë nga LVV, nga nivelet e larta nuk është se ka pasur ndonjë negociatë”.
Haradinaj thotë se AAK-së përderisa është ën opozitë do t’i konvenonin zgjedhjet e reja, por sipas tij problemet që ka vendi nuk i lejojnë Kosovës luksin e zgjedhjeve të reja.
Duke folur për zgjedhjen e Konjufcës, ai thotë se AAK ka qenë e gatshme ta votojë atë nëse LDK-ja nuk do ta mbështeste por shton se votimi pro i LDK-së ishte faktor që AAK të mos merr pjesë në votim.
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...