Google ADS

Daut Haradinaj prezanton Dibran Fyllin në AAK

14:57 | 1 Shtator 2019
Arditë Shkodra

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se partisë së tij i është bashkuar veprimtari nga Skënderaj, Dibran Fylli.

Në një status në Facebook, Haradinaj ka shkruar se angazhimi i Fyllit në AAK është nder, pasi përveç artit dhe kulturës ka qenë edhe njëri ndër kontribuuesit e lirisë dhe shtetndërtimit.

“Në rrugëtimin tonë për 100% shtet, u bashkua veprimtari dhe luftëtari Dibran Fylli nga Aqareva e Skënderajit. Angazhimi i tij në radhët e AAK-së është një nder i përbashkët pasi Dibrani pos që njihet për artin dhe kulturën ai ishte njëri ndër kontribuesit e mëdhenj të lirisë dhe shtetformimit tonë. Vlerat e përbashkëta të Drenicës dhe Dukagjinit po bashkohen për shtet me dinjitet. Na priftë e mbara Dibran”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Dibran Fylli është nga fshati Açarevë e Skënderajt. Ka mbaruar Akademinë për Teatër, Radio, Film dhe Televizion (AGRFT), në Lubjanë, drejtimi Regji.

Ai ka qenë pjesëtar i radhëve të para të UÇK-së dhe udhëheqës i Njësitit të parë “Shkoza2” në Açarevë. Pjesëmarrës i shumë betejave dhe i plagosur në betejën e Llapushnikut më 8 maj 1998. Themelues i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së.

Fylli ka qenë i arrestuar nga gjykata e UNMIK-ut dhe i privuar nga liria për 4 vjet ndërkaq është liruar i pafajshëm. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko” në Klinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme