Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar se kjo parti nuk do të votojë asnjë kandidat tjetër për të parin e shtetit, pas skadimit të mandatit të presidentit Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se deputetët e AAK-së për postin e presidentit do ta votojnë vetëm kreun e partisë Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka folur edhe rreth marrëveshjes së Uashingtonit, për të cilën tha se si parti kanë vërejtje rreth negociatave dhe një pike në marrëveshje.
“Marrëveshja nuk ka qenë befasi. Vetë qëndrimi i Grenell që tha për persona të caktuar në Kosovë që nuk po japin ide, por vetëm po kritikojnë tregojnë që kjo marrëveshje është diskutuar më herët. Delegacioni ynë lejoi largimin e pikës 10, njohjen reciproke”, tha ai, në T7 .
Haradinaj ka thënë se kryeministri Hoti, me kushtetutë, gëzon kompetenca sa i përket udhëheqjes së procesit të dialogut, por kërkon që AAK të jetë pjesë e barabartë në tavolinën e dialogut.
Ai ndërkaq tha se “emërimi i koordinatorit për dialogun Skender Hyseni nuk ka aq peshë sa t’i prishë marrëdhëniet e koalicionit qeverisës AAK-LDK”./te;egrafi/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...