Daut Haradinaj për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin: Do të ktheheni edhe më të fortë

14:48 | 5 Nëntor 2020
V. S.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

“Do të ktheheni edhe më të fortë!”, ka shkruar Haradinaj krahas fotografive të përbashkëta me ta.

Partia e Haradinajt sot ka kërkuar që të ndërpritet dialogu me Serbinë për shkak të zhvillimeve të fundit.

Të ngjashme