Kanë mbetur edhe dy ditë nga zyrtarizimi i Ushtrisë së Kosovës. Kuvendi i Kosovës pritet që të premtën, në orën 10, t’i votojë tri projekligjet që FSK-së e shndërrojnë në Ushtri të vendit tonë.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj thotë se Ushtria e Kosovës do të jetë krenaria e Kosovës.
Në një deklaratë për Ballkani.info, Haradinaj thotë se Ushtria e Kosovës do të e jetë e ndërtuar dhe funksionale sipas standardeve të NATO-s, aty edhe ky synon të anëtarësohet.
“Ushtria jonë nuk do të jetë kërcënim për askënd, do të jetë ushtri e popullit dhe për popullin. Ne synojmë të bëheni anëtar të NATO-s, prandaj çdo standardet që ka Aleanca Veriatlatike është standard për neve, për Ushtrinë e Kosovës”, thekson Haradinaj.
Sipas tij, bërja e Ushtrisë është kapitulli i fundit i shtetndërtimit të Kosovës.
“Tashmë përfundimisht po e përmbyllim ndërtimin dhe funksionalizimin e shtetit tonë. Me ushtrinë përmbyllet edhe kapitulli i fundit për Kosovën shtet normal dhe i barabartë me të gjitha shtetet tjera”, thotë deputeti i AAK-së.
Ai po ashtu shprehet mirënjohës se i gjithë spektri politik në Kosovë është unik sa i përket votimit të së premtes.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...