Google ADS

Daut Haradinaj kujton dëshmorin Agim Selmanaj me një shkrim të veçantë për të

12:45 | 1 Maj 2017
M. A.

Deputeti i AAK’së Daut Haradinaj ka kujtuar shokun e tij të klasës tashmë dëshmor i Kosovës Agim Selmanaj.

Duke ia kushtuar atij një shkrim të veçantë, Haradinaj kujton kohën kur Agimi e ruante atë gjatë luftës, po atë kohë kur shumë shokë të tjerë ata i kishin humbur gjatë luftës.

Ky është shkrimi i tij i plotë për dëshmorin Agim Selmanaj

Daut Haradinaj: Për shokun tim të klasës Agimin

Në një mëngjes të hershëm të vitit të 99-tës, saktësisht më 1 Maj, në qendër të fshatit Maznik, Agimi me shok po kërkonte miratimin për të dal në teren, i veshur me uniformën armike, dhe me plot energji në detyrat specifike që kryente policia ushtarake, e bonte Agimin të veçant në krye të kësaj njësie.

Duke i kuptuar vështirësitë e mundshme që mundeshin t’ju dilnin përpara këtyre djemve (zhelave) ju refuzoj që të dalin jashtë zonës së kontrolluar nga Brigada, por pavarësisht kësaj ata e bonën të vetën.

Isha tepër i lodhur pasi pothuajse kisha plot tre javë luftë, humbje të shumta të shokëve nga të gjitha anët, sapo ishim kthyer nga depërtimi i të plagosurve në Istog, rrugës kishim ra në prita të shumta e ku Agimi me shokë po më rrinte pothuajse tërë kohën tek koka, (janë të pa numërta rastet ku Agimi ma shpëtoj jetën), kishim shumë gjakderdhje por ma e vështira ishte vrasja e Shkelzenit, Fatmirit, Luanit dhe Hasimit e që për shokët e mi ishte goditje e madhe, përpjekja dhe sygjerimi i Ramushit ishte që me çdo kusht të ruheshin vijat e frontit, pasi brenda zonës kishim shumë të plagosur dhe kjo na detyronte që të jemi edhe ma të vendosur, në at mëngjes pasi i kontrollova pikat në tërë zonën, e takova zëvendës Komandantin Besimin, i thash po flej pak se jam i dërrmuar, Naimi si shef i shtabit ishte nisur me një grup për ta shpëtuar Luanin e plagosur e që pas një rruge të gjatë e të mundimshme Luani kishte ndërruar jetë, por s’kishte si të flehej nga granatimi i pa ndërprerë, shkova te oda e Ganis dhe aty ishin bashkë të gjithë lidershipi i zonës bashkë me Ramushin duke ngranë drekë dhe duke bërë humor të mirë dhe të këndhshem.

Ju bashkova në sofër dhe pothuajse at fotografi e kam në mendje edhe sot kur në korridor i shohë disa luftëtar që pëshpëritshin diçka, pa me tregu e kam ditë se diçka i ndodhi Agimit, jam dal shpejt dhe me treguan se Agimi ka renë dëshmor, të gjithë ishin të mërzitur pa masë, ndoshta mas shumti isha unë se kishim rrugëtuar gjatë së bashku, që nga mosha 5 vjeçare e deri në atë ditë ishim bashkë, e atë ditë ishte ndarja e fundit me të.

Aty doli Ramushi dhe si zakonisht në raste të rënda ai e gjenë fuqinë dhe forcën që të jep kurajo dhe na u drejtua me fjalët, Agimi po ju bashkohet burrave të mëdhenj, prandaj mos e koritni, varroseni krahë Shkelzenit dhe shokëve të tij. Kemi luftë hala. Dhe ashtu ndodhi.

E varrosëm krah burrave të mëdhenj. Lufta vazhdoj edhe më e përgjakshme deri sa u larguan nga Kosova ata që e kishin poshtnn këtë vend për 100 vite. Pikat dhe vijat e frontit nuk u thyen për as një moment. Sot Agimi së bashku me 85 dëshmor e nderon kombin tonë në varrezat e Gllogjanit. Një ditë e Agimit sa një shekull i dikujt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme