Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar seancën e re plenare.
Gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës, deputeti Daut Haradinaj tha se kërkon ndihmën e Avokatit të Popullit që ta trajtojë rastin e Sylejman Selimit mbi të gjeturat që ka mbrojtja e tij.
“Kam thirrje publike për Avokatin e Popullit me e trajtu këtë rast, sepse ai është i zgjedhur nga Kuvendi me pa a ka apo jo shkelje”, tha Haradinaj.
Ai po ashtu tha se Komisioni qeveritar për vlerësimin e invalidëve të luftës duhet të trajtojë me kujdes këto kategori sepse janë të ndjeshme.
“Thirrja ime është që t’i trajtojnë me kujdes kategorinë e invalidëve të luftës, sepse janë të ndishme dhe nuk dua që ky komision të japë lajme të këqia, por t’i trajtojë me seriozitet maksimal”, tha Haradinaj.
Deputeti Dardan Sejdiu tha se skema e pensioneve duhet të trajtohet me seriozitet, sepse ka shumë mangësi, raporton EO.
“Një numër i madh i ligjeve, skemave për pensione po na pret e po diskutohet është tepër me rëndësi me iu rikthy sistemit pensional dhe me trajtu me seriozitetin e duhur”, tha Sejdiu.
“Të sigurohemi që kemi një benefit që për pensionistët është i mjaftueshëm për një jetë të dinjitetshme”, tha ai.
“Skema pensionale në mënyrën se si po shtyhet përpara garantojmë vetëm një gjë, bankrotin buxhetor“, tha Sejdiu.
Deputetja Blerta Deliu-Kodra tha se ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi e ka mbajtur premtimin në lidhje me rritjen e pagave për 50% për performuesit dhe krijuesit e teatrit dhe trashëgimisë kulturore.
“Në emër të komunitetit artistik përgëzoj vendimin e fundit për themelimin e teatrit në Komunën e Kaçanikut”, tha Deliu.
“Ne do arrijmë të investojmë në art për gjeneratat e reja, për qytetarët e Kosovës. Përgëzoj ministrin Gashi që i doli zot fjalës së tij të dhënë”, tha ajo.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për emërimin e Frashër Krasniqit nga Partia Socialdemokrate për anëtar të Komisionit Hetimor Parlamentar, në vend të deputetit Dardan Molliqajt.
Gjatë shqyrtimit të dytë të Projektligjit për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë, 55 deputetë votuan për. Për këtë projektligj pati 9 abstenime.
Osman Vishaj, me 50 vota për dhe 11 abstenime, u zgjodh kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ndërkaq gjatë votimit për emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore, votuan vetëm 48 deputetë.
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...