Google ADS

Daut Haradinaj insiston në raportin e Bulliqit: Ligji do të votohet kështu siç është

14:04 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në një prononcim për RTV21 deklaroi se gjithçka është shumë afër për arritjen e një marrëveshjeje rreth votimit të demarkacionit.

Por Haradinaj bëri të ditur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk heqin dorë absolut nga projektligji.

Haradinaj tha se çdo deputet kërkon zgjidhje, e kjo zgjidhje sipas tij, është në tavolinë e kryer, edhe pse siç tha ai, mund të vonojë 3 ose 4 ditë, shkruan rtv21.tv.

Haradinaj e cilëson këtë ligj si obligativ për të rikthyer kufirin, “e raporti i Shpejtim Bulliqit është raport shtetëror, e jo raport personal i Bulliqit, pasi shihet se LDK ka një ndjeshmëri ndaj tij si ish deputet i tyre”.

Sipas Haradinajt, ky proces do të votohet kështu siç është javën e ardhshme.

Ai beson se LDK është e gatshme për t’i dhënë besim këtij ligji, pasi ata kanë qenë për dhe sipas tij do ta votojnë.

“Kam miq në LDK që janë të arsyeshëm dhe besoj në ta”, ka deklaruar Haradinaj, duke thënë që kështu është edhe në Vetëvendosje.

Haradinaj në fund tha se populli pret liberalizimin e vizave, dhe ky është i bindur se të gjitha partitë politike do të kenë mirëkuptim në këtë drejtim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme