Daut Haradinaj, deputet nga radhët e AAK-së ka folur rreth opsioneve të PAN-it për formimin e Qeverisë.
Ai ka thënë se Qeveria duhet të bëhet sa më shpejtë dhe të funksionojë ashtu siç duhet.
Ndërsa, sa i përket çështjes se kush do e formojë Qeverinë, Haradinaj ka thënë se dihet që këtë do e bëjë PAN-i meqë është fitues i zgjedhjeve.
“Sa i përket numrave ne jemi të gatshëm për formimin e qeverisë pasi i kemi numrat në Parlamentin e Kosovës dhe se do të kemi një ndryshim të madhë për qytetarët e Kosovës. PDK-ja e ka pasur një pozicion kritik sa i përket numrave në koalicionin me LDK-në, mirëpo unë nuk po flas për deputetët e AKR-së apo të LDK-Së mirëpo unë flas për një qeverisje të mirë dhe ne presim certifikim zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ –ja”, ka thënë ai në RTK.
“Legjislativi duhet të jetë shumë funksional dhe sa për numra duhet ti shihni në parlament dhe se më e mira është që është arritja e numrave të mjaftueshëm që të jetë për një qeverisje të mirëfillt dhe të suksesshme. Ne nuk jemi të mbyllur me askënd dhe të gjithë ne jemi shumë të hapur me partitë të tjera, gjthashtu janë të edhe parnerët tanë koalicionit që jemi së bashku.Duhet të kemi një bashkëpunim me të gjithë, “gjithashtu jemi të hapur edhe për kritikat që janë me interes për Kosovën dhe se Kosova nuk ka nevojë të humbë kohë sepse I kemi disa qështje për ti zgjidhur si formimin e Ushtirsë së Kosovës , kufirin me Malin e Zi e shumë detyra tjera”, ka thënë tutje Haradinaj
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje