Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka marrë iniciativën për ndërtimin e memorialit të vëllezërve Bytyqi në Prishtinë. Iniciativa e tij ka marrë përkrahje dhe është vlerësuar si e duhur në nivelin vendor, por edhe nga diaspora shqiptare.
Inicuesi i ndërtimit të memorialit, Daut Haradinaj ka thënë se vëllezërit Bytyqi janë e vërteta e sakrificës tonë për liri dhe e vërteta e zezë e regjimit millosheviqian.
“Ndoshta jemi vonuar si shoqëri për ndërtimin e një memoriali për vëllezërit Bytyqi, të cilët janë e vërteta e sakrificës së popullit tonë për liri dhe e vërteta e zezë e regjimit millosheviqian. Krahas nderimit që do i bëjmë heronjëve Bytyqi, do të jetë edhe një mesazh për drejtësi në shumë krime serbe të kryera në Kosovë. Më gëzon fakti që kjo iniciativë ka gjetur mbështetje në vendin tonë dhe në diasporën shqiptare. Në këtë projekt do të angazhohen arkitektë të shumtë vendorë të cilët do të jenë në koordinim të plotë me familjarët e vëllezërve Bytyqi. Kryeqyteti ynë do të zbukurohet shpejt me emrat e vëllezërvë Bytyqi” ka thënë Daut Haradinaj për Indeksonline.
Arkitekti i njohur kosovar, Blerim Qeku është njëri nga ata që ka bërë planin ideor të ndërtimit të memorialit.
Qeku ka thënë për Indeksonline se ndodhen në fazën fillestare dhe se janë duke kërkuar dokumentacionet urbane në komunën e Prishtinës.
“Jemi në fazën fillestare. Na duhet të sigurojmë dokumentacione urbane, që të jetë gjithçka në përputhje me normat urbane. Kërkesa e inicuesva është që të bëhet me procedura të shpejta, por varet sa do të kryejm punë me gjetjen e faktorëve ligjorë. Mendoj që ka simbolikë të veçantë ky ndërtim dhe ne më pas do të bëjmë diçka të veçantë. Na duhet poashtu që shpejt të determinojmë edhe lokacionin se në cilin vend të Prishtinës do të ndërtohet memoriali” ka thënë arkitekti Qeku.
Iniciativën për ndërtimin e memorialit për vëllëzërit Bytyqi e ka përshëndetur edhe kryediplomatja, Meliza Haradinaj-Stublla.
“Djemt e batalionit “Atlantiku” janë ata që lanë Amerikën për ta përqafuar vdekjen për atdhe” ka thënë ndër të tjera ministrja e Punëve të Jashtme.
Vëllezërit Bytyqi kanë qenë shtetas amerikanë dhe Uashingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ta.
Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...