Shkrimtari dhe mendimtari i artit të mendimit pozitiv, Daut Demaku, njëherit edhe themelues i Qendrës së Mendimit Pozitiv, thotë se liria e individit është te edukimi, sikurse është edhe lumturia, suksesi, dhe prosperiteti i përgjithshëm nacional.
“Qeveritë që nuk investojnë në edukim janë të denume me dështim”, vlerëson Demaku në një intervistë për arbresh.info.
Sipas tij, investimi ma i madh i një shteti është në edukim.
“Njeriu i edukuar nuk mund të poshtërohet, robërohet e të shkelet. Një shtet që ka minimumin e vetëdijes dhe dashurisë ndaj vendit duhet të investojë ne edukim”, thotë Demaku.
Ai vlerëson se viset shqiptare janë të varfëra vetëm si rezultat i mungesës së edukimit.
“Jeta e organizuar shndërrohet atëherë kur edukimi ndikon që dituria të përdoret. Ajo njohje që nuk ka përdorim praktik ajo nuk ekziston, ajo dituri është pa kurrfarë funksioni”, deklaron autori i librit “Magjia e urtisë”.
Në këtë intervistë ai flet edhe për Skënderbeun dhe mesazhet e tij, përfshirë domethënien e përkrenares.
Më tej në intervistë ai tregon nëse Kosova ofron mundësi të jesh pozitiv.
“Ne kemi një diasporë që po ta dinim ta orientonim mundësinë e tyre për investim do të shndërrohemi në gjigant investiv, por jemi luanë të fjetur dhe për 20 vjet nuk kemi lëvizur në asnjë pozicion në edukim”, thotë Demaku.
Ai shton se pozicioni bazë është të duash veten, ta njohësh, ta menaxhosh energjinë dhe përsëritësh synimet./arbresh.info/Elmedina Ballazhi
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/434218777286954/
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës
Ushtari amerikan ribashkohet me qenin që shpëtoi gjatë shërb...
Emigrantët e paligjshëm/ Teksasi nis fushatën në Meksikë dhe...
Dy të vdekur brenda shtëpisë në Tiranë, zbardhen detajet e n...