Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike Andin Hoti, ka ndarë një dedikim urimi për babain e tij të zhdukur, veprimtarin e shquar Ukshin Hoti.
I biri i tij Andini përmes një postimi ne rrjetin social thotë se ai sot gëzon ditëlindjen ndërsa ka ndarë dhe një fotografi teksa gjendet pranë një përmendoreje të Ukshin Hotit, njofton Klan Kosova.
”Gëzuar ditëlindjen Ukshin Hoti! Ti do t’kesh vetëm datëlindje përjetësisht!”, është shprehur Andini.
Po të ishte në mesin e familjarëve, veprimtari i njohur Ukshin Hoti do të gëzonte datëlindjen e 75-të.
Historia e zhdukjes së Ukshin Hotit mbetet e mistershme. Njeriu që punoi shumë për filozofinë e çlirimit të Kosovës, i përndjekur vazhdimisht nga forcat jugosllave, prej majit të vitit 1999, ka humbur gjurmët./arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...