Qeveria e Kosovës do të përcjellë në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, më së largu më 31 tetor, shkruan arbresh.info.
Sipas Ministrit të Financave, Bedri Hamza, kjo është data e fundit kur Qeveria duhet t’i përcjell Kuvendit buxhetin.
“Java mes 25 tetorit dhe 31 tetorit do të procedohet në kabinetin qeveritar buxheti për vitin 2018. Sepse deri atëherë përfundohen të gjitha diskutimet me FMN-në dhe ministritë e linjes,” deklaroi ministri Hamza.
Ndërkohë që rishikimi i buxhetit të këtij viti është në procedura të Kuvendit dhe duhet të kalojë në dy lexime, dhe ministri Hamza pret në një afat optimal të diskutohet dhe të aprovohet.
“Me qëllim që t’i adresojë çështjet të cilat kanë qenë mëse të domosdoshme dhe mëse urgjente për me u trajtu në rishikim,” është shprehur Hamza.
Rishikimi i buxhetit të vitit 2017 po mbanë peng edhe pagesat e pensioneve për veteranët e luftës.
/arbresh.info/
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...