Google ADS

Dasmat gati sa nuk u kushtojnë me “jetë” kosovarëve

23:22 | 2 Gusht 2017
Arbresh.info

Motoja “Festo me zemër, jo me armë” si duket nuk po “hyn” në vesh dasmorëve.

Gëzimi se marrin nuse, ndryshe nuk e “shprehin” veç se me gjuajta me armë.

Mirëpo, këto gëzime me armë kanë shkaktuar pesë incidente nëpër dasma me 9 të lënduar, shkruan Indeksonline.

Kështu thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për IndeksOnline.

Ndonëse ky fenomen në Kosovë  ka shënuar rënie, megjithatë përdorimi i tyre ende është aktiv.

Këtë vit policia ka intervenuar dhe ndërmarrë disa veprime ligjore për konfiskime të armëve që shtënë në dasma.

“Ketë vit qe nga fillimi i implementimit te urdhrit operativ policor deri ne ketë periudhë janë shënuar pesë (5) incidente neper dasma, me nëntë (9) persona te lënduar nëpër, ku policia edhe ka intervenuar për ndërmarrjen e veprimeve ligjore, me që rast janë konfiskuar 10 armë, 42 municione te ndryshme, ndërsa janë arrestuar 10 persona të dyshuar” thuhet në përgjigjën e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, Policia gjatë punëve operative ka arritur të konfiskojë mbi 1290 armë dhe 25800 copë municione të kalibrave të ndryshme.

Përveç këtyre, policia thotë së këtë vit kanë në proces plane operacionale policore për identifikimin dhe konfiskimin e armëve ilegale që mund të paraqesin rrezik për qytetarët.

Policia e Kosovës ka apeluar të qytetarët që t’i shmangën posedimit apo përdorimit të paligjshëm të armëve dhe të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar për të gjitha rastet ku vërehen armë apo mjetë të tjera që cenojnë sigurinë e përgjithshme.

Javë me parë, Policia e Kosovës shkatërroi një numër të armëve të vogla dhe të lehta, ngjarje e cila u zhvillua në Ferizaj, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e RKS-së mbështetur nga Zyra Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), Zyra e Jashtme Gjermane dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme