DASH: Sulmi terrorist në Banjskë ishte i koordinuar mirë

10:57 | 4 Tetor 2023
E.K

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë.

Zëvendëszëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel u pyet në një konferencë për media për arrestimin e Milan Radoiçiçit të martën, duke thënë se autorët e sulmit në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë.

“Siç e kemi thënë, ne e dimë se sulmi ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë, dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë”, tha Patel./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme