Departamenti Amerikan i Shtetit është deklaruar sërish lidhur me sulmin e 24 shtatori në Banjskë ku mbeti i vdekur heroi, Afrim Bunjaku.
Zëdhënësi i DASH-it ka thënë se të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë sulm duhet të sillen para drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
“Ne kemi parë ato raporte, dhe nuk do të shkojmë para hetimeve. Ne e dimë se sulmet ishin mirë të koordinuara dhe të planifikuar, dhe të gjithë që ishin të përfshirë në planifikim dhe ekzekutim të këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë”, tha Patel gjatë një konference për media të martën.
Tutje Patel shtoi se “jemi thellësisht të shqetësuar për rritjen e tensioneve dhe dhunës së vazhdueshme në veri të Kosovës”.
Duke komentuar vendosjen e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, Patel theksoi se kanë vërejtur disa tërheqje të forcave dhe pajisjeve ushtarake.
“Ne i kemi bërë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat nga kufiri dhe të ulë tensionet gjithashtu. Ne kemi vërejtur disa tërheqje të forcave dhe pajisjeve përgjatë kufirit të Kosovës që nga 29 shtatori dhe presim që Serbia të vazhdojë hapat de-përshkallëzues, duke përfshirë tërheqjen e vazhdueshme të forcave deri në ose nën normat historike”, tha Patel./Arbresh.info
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...