Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar zyrtarizmin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Izraelit, e cila u arrit në kuadër të marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një deklarate të lëshuar në Twitter, DASH e cilëson marrëveshjen Kosovë-Izrael, si marrëveshje që ndihmon në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit për të dyja vendet.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për zyrtarizmin e marrëdhënieve diplomatike. Dje ishte një ditë historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në të dy vendet. Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të fuqishme. SHBA-të do të qëndrojnë përkrahë Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit, Kosova ka thyer bllokadën e njohjeve. Hoti shtoi se shteti i Kosovës konsolidohet në arenë ndërkombëtare me miq dhe Lindjen e Mesme falë mbështetjes së SHBA-ve.
Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të hënën më 1 shkurt 2021 përmes një ceremonie virtuale./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...