Qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit me njerëz, por bën përpjekje të konsiderueshme për një gjë të tillë.
Kështu vlerëson Departamenti amerikan i Shtetit në raportin që publikoi të enjten mbi trafikimin e qenieve njerëzore në botë për vitin 2021.
Në raport thuhet se Qeveria e Kosovës “demonstroi përpjekje në rritje, krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit”.
Këto përpjekje përfshijnë “miratimin e procedurave të reja për të rritur efikasitetin e ndjekjeve penale dhe rritjen e burimeve për mbrojtjen e viktimave”.
Megjithatë, thekson raporti, autoritetet në Kosovë dënuan numër të vogël të trafikantëve, ndërsa gjyqtarët vazhduan të vendosin dënime të pamjaftueshme për trafikantët e dënuar.
Raporti thekson se Qeveria e Kosovës i uli përpjekjet për të parandaluar trafikimin me njerëz, veçanërisht për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Shumë viktima të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza, megjithëse trafikantët kanë detyruar edhe gra nga Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe vendet e tjera evropiane në trafikim seksual”, thuhet në raport.
“Fëmijët nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera fqinje janë të detyruar të lypin brenda vendit. Trafikantët i nënshtrojnë qytetarët e Kosovës ndaj trafikimit seksual dhe punës së detyruar në të gjithë Evropën”, thekson raporti, për të shtuar se “komunitetet e margjinalizuara rome, ashkali dhe egjiptiane janë të cenueshme nga lypja e detyrueshme dhe trafikimi seksual”.
Departamenti amerikan i Shtetit i rekomandon Kosovës t’i hetojë, t’i ndjekë penalisht dhe t’i dënojë trafikantët, përfshirë zyrtarët që janë bashkëpunëtorë, si dhe të vendosë dënime të përshtatshme me burg për të dënuarit./rel/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...