Qeveria e Kosovës nuk e përmbush plotësisht minimumin e standardeve për eliminimin e trafikimit me njerëz, por bën përpjekje të rëndësishme për ta arritur një gjë të tillë, thuhet në raportin e këtij viti të Departamentit amerikan të Shtetit për trafikimin me njerëz.
“Qeveria ka treguar gjithnjë e më shumë përpjekje, krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, andaj mbetet në Nivelin 2”, thuhet në raport.
Niveli 2 përfshin vendet, qeveritë e të cilave nuk e përmbushin minimumin e standardeve të Aktit të mbrojtjes së viktimave të trafikimit, por bëjnë përpjekje të rëndësishme për ta sjellë veten e tyre në përputhje me ato standarde.
Raporti veçon përpjekjet e Kosovës në ndjekjen penale të të dyshuarve dhe në identifikimin e më shumë viktimave.
“Qeveria [e Kosovës] ka bërë hetime dhe inspektime të fuqishme dhe ka rritur fondet e përgjithshme për mbrojtjen e viktimave”, thuhet në raport.
Nga 26 viktima të trafikimit, 15 fëmijë
“Qeveria ka identifikuar 26 viktima të trafikimit (15 më 2018). Prej tyre, 19 ishin subjekt i trafikimit për seks, dy për punë të detyrueshme, dy për skllavëri, një për kërkim lëmoshe me detyrim, një për skllavëri familjare përmes martesës me detyrim dhe një për shitje të fëmijës”.
“Prej këtyre 26 viktimave të trafikimit, 15 kanë qenë fëmijë; 23 kanë qenë të gjinisë femrore, tri të gjinisë mashkullore dhe 21 kanë qenë nga Kosova, dy nga Serbia, dy nga Mali i Zi dhe një nga Shqipëria”, thekson raporti.
Sipas raportit, gjykatësit kanë vazhduar të shqiptojnë dënime të dobëta për trafikantët e dënuar, ndërsa trajtuesit e parë nuk kanë pasur udhëzime dhe nuk kanë bërë përpjekje aktive për identifikimin e viktimave të kërkimit të lëmoshës me detyrim, veçanërisht të fëmijëve.
“Me gjithë rritjen e fondeve të përgjithshme për mbrojtjen e viktimave, qeveria ka ulur fondet për strehimoret e udhëhequra nga OJQ-të për të pestin vit me radhë, duke i detyruar OJQ-të që të mbështeten te donatorët e huaj”, thotë raporti i Departamentit amerikan të Shtetit.
Ai i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të hetojë, të ndjekë penalisht dhe të dënojë trafikantët me dënime të gjata me burgim.
Departamenti amerikan i Shtetit po ashtu bën thirrje që të sigurohen fonde të qëndrueshme për strehimoret e OJQ-ve.
Raporti u publikua të enjten nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Raporti për Trafikimin e Njerëzve shënon këtë vit 20 vjet të publikimit.
“Për 20 vjet, Raporti për Trafikimin e Njerëzve ka dëshmuar bindjen e SHBA-së se trafikimi i njerëzve është kërcënim global që kërkon përgjigje globale. Trafikantët u mohojnë afro 25 milionë njerëzve të drejtën themelore për liri, duke i detyruar ata të jetojnë të skllavëruar dhe të mundohen për përfitimet e shfrytëzuesve të tyre”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...