DASH i quan falsifikime shkrimet për shkarkimin e Escobarit, thonë se në javët në vijim ai merr detyrë tjetër

10:07 | 6 Maj 2024
E.H

Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë raportimet se Zëvendësndihmës Sekretari Gabriel Escobar është shkarkuar nga kjo pozitë.

Nga DASh thonë se i dërguari për Ballkanin Perëndimor në javët në vijim do të marrë pozitë tjetër.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga posti i tij. Të gjithë oficerët e Shërbimit të Jashtëm në karrierë i ndërrojnë detyrat me rotacion çdo një deri në katër vjet si një praktikë e rregullt. Si oficer karriere i Shërbimit të Jashtëm, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar ka shërbyer në rolin e tij aktual për tre vjet dhe pritet të kalojë gjatë në detyrën e tij të ardhshme në javët e ardhshme”, kanë thënë nga DASh në një përgjigje për Gazetën Express.

“Deri në tranzicionin e tij të planifikuar, ai mbetet në rolin e tij si Zëvendës Ndihmës Sekretari dhe i Dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike si dhe i Dërguari Special për Çështjet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigje.

Përveç rrëzimit të pretendimeve për shkarkimin e Escobar, gjithashtu janë mohuar edhe raportimet se bashkëshortja e tij ka marrë fonde nga Serbia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme