Google ADS

DASh-i dënon sulmin në Ibër Lepenc, ofron mbështetje në kapjen e përgjegjësve

17:14 | 1 Dhjetor 2024
R J

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller ka dënuar sulmin terrorist në Ibër Lepenc, që ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit.

Përmes një postimi në X, Miller thotë se DASH-i mbështet Kosovës për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit e këtij akti kriminal.

“Dënojmë sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit dhe do të vlerësojmë të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë përpjekje. Falënderojmë punonjësit e urgjencave dhe të tjerëve, përfshirë KFOR-in për rivendosjen e furnizimeve thelbësore”, ka shkruar Miller.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme