“Ne i kemi parë raportet dhe nuk do të komentojmë gjatë vazhdimit të hetimeve…”.
Kështu tha Departamenti i Shtetit për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase, i pyetur nëse kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi duhet të mbajë përgjegjësi politike për incidentin në Aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani javën e kaluar.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) theksoi se shefi i sigurimit të Gashit, me dy pjesëtarë të tjerë të ekipit, me urdhër të folësit kanë dalë para sallës VIP në aeroport, madje kanë stërvitur një armë dhe janë futur në konflikt me policët e stacionuar aty, duke kërkuar përgjigje se pse është insistuar që presidentja e Kosovës të kalojë përmes kontrollit të sigurisë në aeroport.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme sanksionoi shefin e sigurimit dhe hapi procedimin ndaj dy truprojave të tjerë.
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, tha se ka dërguar sigurimin për të qetësuar situatën.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e cilësoi ngjarjen në aeroportin e Shkupit “trajtim të papërshtatshëm dhe të paligjshëm nga pjesëtarët e sigurimit të aeroportit” ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Shkup tha se rasti i takon organeve hetuese dhe nuk duhet polemizuar, derisa kryeministri, Hristijan Mickoski tha se incidenti nuk do t’i prish raportet mes dy vendeve.
Për qëndrimet e tyre ka reaguar kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani nga ku kanë theksuar se “Presidentja e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk ka kërkuar tejkalim apo shkelje të procedurave, por respektim të rregullave ndërkombëtare, siç bëhet në të gjithë botën”.
Sipas kabinetit të Osmanit mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse sipas tyre i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës.
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...