Google ADS

Bashkë në darkë pesë ditë pas sulmit në Ibër -Lepenc, del fotografia e Kurtit, Vuçiqit dhe liderëve tjerë të Ballkanit me krerët e BE

23:34 | 3 Dhjetor 2024
R J

Costa sonte ka pritur në një darkë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Costa, nga aty, dha mesazhin ambicioz të cilin e përcolli edhe me një fotografi të përbashkët.

Në të njëjtën fotografi gjendet Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq – vetëm pesë ditë pas sulmit në Ibër-Lepenc për të cilin Kurti ka thënë se është kryer nga profesionistë të dirigjuar nga Serbia.

Ky sulm nuk është përmendur nga Antonio Costa në njoftimin e tij, përpos mesazhit për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Le të punojmë për ta realizuar. Ky është mesazhi që kam dhënë, së bashku me Kaja Kallas dhe Kos Marta në darkën e sotme me liderët e #Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në “X”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme