Komisioni për informim dhe kulturë i nëndegës së LDK-së në Cyrih ka njoftuar të gjithë anëtarët e LDK-së në Zvicër, por edhe të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në mbledhjen që do të mbahet më 4 nëntor.
Ftohën të gjithë anëtarët e kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër, kryesitë e nëndegëve dhe anëtarësia e gjerë që më datë 04.11.2018 duke filluar në orën 14:00 në restorantin Rozafa, Lochackerstr. 6, 8424 Embrach, do të mbahet mbledhje me të gjitha strukturat e LDK-së në Zvicër.
Në mbledhje do të marrin pjesë delegacioni nga Prishtina, i kryesuar nga Ismet Beqiri, sekretar i përgjithshëm i LDK-së, Sali Morina, ndoshta edhe Lutfi Haziri e ndonjë anëtarë tjetër i kryesisë qendrore. Mbledhja do të ketë karakter informativ dhe karakter pune.
Pas mbledhjes do të vazhdojmë me shtruarjen e Darkës së Lamës, festë familjare tradicionale e shpallur nga Presidenti Historik DR. Ibrahim Rugova e organizuar nga nëndega e Zürichut, thonë organizatorët, përcjell albinfo.ch.
Pasi që agjenda është e ngarkuar, luteni që të jeni të përpiktë sepse mbledhja do të fillojë si është paraparë.
“Merreni nga një specialitet shqiptar me vete dhe pas mbledhjes e hamë një darkë të përbashkët si iliro-dardanët e vjetër. Që të kalojmë sa më mirë, komisioni për kulturë i nëndegës është përkujdes edhe për pjesën artistike, ku do të na argëtojë orkestra e Restaurantit Rozafa, grupi folklorik, si dhe Ansambli Vatra nga Bülachu me valle koreografike”, thonë tutje organizatorët.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...