Google ADS

Dardan Sejdiu : VV do të bëj shtet të barabartë për të gjthë

23:12 | 19 Qershor 2017
Arbresh.info

Në zgjedhjet e 11 qershorit, vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës ka siguruar edhe kandidati i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu.

Sejdiu këtë e ka bërë të ditur përmes në statusi në facebook, ku ka falënderuar të gjithë otuesit, të cilët i kanë dhënë përkrahje në vazhdimësi.

Deputeti i ardhshëm po ashtu ka thënë se me Albin Kurtin në krye të Qeverisë, Kosova do të jetë një shtet zhvillimor, i barabartë dhe i denjë për të jgithë qytetarët e republikës.

Ky është potimi i plotë i Dardan Sejdiut:

Rezultatet preliminare nga qendrat e votimit tregojnë se qytetarët e Kosovës më kanë dhënë besimin që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës. Për këte besim të dhënë iu falemnderohem.

Ky besim i madh që më është dhënë prej jush, nënkupton një përgjegjësi të jashtëzakonshme për mua, si njëri nga përfaqësuesit e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Në Komunën e Prishtinës, me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me në krye z. Shpend Ahmeti, kemi realizuar të gjitha zotimet, kemi arritur të ndërrojmë mendësinë e politikbërjes, duke e kthyer politikanin e shërbyesin civil në shërbim të qytetarit, kemi ndërtuar model të qeverisjes transparente, të hapur e gjithëpërfshirëse.

Sot, para jush zotohem se së bashku me deputetët tjerë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të bëjmë të pamundurën të realizojmë të gjitha pikat e platformës qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në krye me Albin Kurtin si Kryeministër drejt një shteti zhvillimor, të drejtë, të barabartë, e të denjë për gjithë qytetarët e kësaj republike!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme