Një fotografi që është publikuar sot në portalin Koha.net, në të cilën ndodhej deputeti i GDP-së Fisnik Ismaili me telefonin e tij në duar, është zbuluar logoja dhe emri i partisë së re. E nga ajo kuptohet se partia e re të cilën ata do ta krijojnë do të mbajë emrin Partia Social Demokrate.
Por, këtë gjë e ka demantuar shefi i Grupit Parlamentar të këtyre deputetëve tashmë të dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sejdiu në një prononcim për Insajderi, ka thënë se përkundër që nuk i ka parë fotografitë e publikuara nga mediat, ende nuk është vendosur për emrin dhe llogon e re të partisë.
Deputeti Sejdiu shton se ani pse orientimi i partisë së tyre të re do të jetë social demokrate, nuk është definuar që emri i saj të jetë “Partia Socialdemokrate”, e as për llogon përfundimtare që do ta ketë kjo parti.
“Nuk i kam parë fotografitë që qenkan publikuar. Por, ne jemi oorientim socialdemokrat, por nuk është definitive që emri i partisë së re do të jetë emri ‘Partia Socialdemokrate‘ e as llogo e partisë së re nuk janë definitive. Ne si grup jemi duke i diskutuar për mënyrën dhe formën e organizimit në të ardhmën“, ka thënë Sejdiu.
I pyetur për kohën kur do të mund të dilnin përfundimisht me themelimin e partisë, Sejdiu nuk ka dashur që të flas, duke thënë se në momentin e organizimit të tërësishëm të saj, do të bëhet publike për qytetarët e vendit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...