Shefi i shtabit të Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu është shprehur i sigurt në fitoren e Shpend Ahmetit në Prishtinë.
Ai ka thënë që votat me kusht ndjekin trendin e votave të përgjithshme përderisa shtoi se votat nga diaspora ne raundin e pare mbi 90% ishin për Vetëvendosjen.
Këto komente Sejdiu i bëri përmes një shkrimi në Facebook
“Propaganda e njerëzve dhe portaleve të njejta vazhdon, me kriju edhe huti edhe hapësirë për propagandë të mëtutjeshme. Sot ka përfunduar procesi i Pranim Dorëzimit të Kutive të Prishtinës në Qendren e Numërimit dhe asnje kuti e Prishtinës nuk ka shkuar në karantinë.
Pasi të përfundon procesi për çdo komunë fillon futja e të dhënave nga formularët në sistem. Kur të përfundon edhe kjo të mërkuren dhe të enjten fillon numërimi i votave me kusht dhe votave me postë.Në raundin e parë sikurse edhe në vitin 2013 trendi i votave me kusht përcjellë trendin e votave të përgjithshme në krejt komunën.Ndërsa votat nga diaspora në roundin e parë ishin mbi 90 përqind për ne.
Presim konfirmimin e fitores shumë shpejtë” shkruan Dardan Sejdiu
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...