Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu në një konferencë për media ka thënë se qytetarët tashmë kanë vulos fitoren.
Ai i ka bërë thirrje Komisionit Qendror Zgjedhor të përshpejtojë procedurën e numërimit të votave, përcjell arbresh.info.
“Me 19 nëntor qytetarët e Prishtinës kanë vulos fitoren kërkojmë nga KQZ që të numërojë votat me kusht sa ma shpejt”, ka thënë Sejdiu.
Ai ka thënë se është hera e parë që ka pasur kaq pak ankesa në këto shtatëmbëdhjetë vitet e fundit.
“Gjatë gjithë ditës me 19 nëntor asnjë subjekt nuk është ankuar për parregullsi. Është hera e parë prej që ka zgjedhje në Republikën e Kosovës në Prishtinë vetëm një kuti shkon në karantinë. Asnjëherë nuk ka pasur më pak ankesa në 17 vitet e fundit”, ka thënë ai.
Sejdiu ka thënë se dallimi mes votave të kandidatit për kryetar komune Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashit janë 237 vota më shumë për Ahmetin.
“Dallimi është i qartë pra votat mes kryetarin Ahmeti dhe kandidtatit për kryetar Arban Abrashi janë 237 vota”, ka thënë ai./arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...