Dardan Sejdiu nga Partia Social Demokrate i është kundërpërgjigjur Avdullah Hotit të LDK’së, i cili PSD’në ka quajtur partnere të koalicionit qeveritar.
“Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti flet për legjitimitet dhe për deformim të vullnetit politik. Pajtohem në kompetencën e tij për këtë temë, apo së paku me përvojën”, ka shkruar Sejdiu në profilin e tij në Facebook.
“Nuk është e largët koha kur vraponte me ia siguruar votat Hashim Thaçit për ta zgjedhur President të Republikës dhe kur partia e tij doli e treta në zgjedhjet e fundit parlamentare në të cilat referohet”.
“Ishim opozitë, asokohe kur LDKja e Avdullah Hotit ishte edhe një herë në pushtet me PDK. Jemi opozitë, sot që dëshmojmë sërish se dallojmë nga LDK’ja se si e bëjmë politikën, me rezultate konkrete, në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve”, shkruan Sejdiu.
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...