Google ADS

Dardan Sejdiu flet për veprimtarinë e kaluar të nënës së tij

20:13 | 14 Korrik 2017
Arbresh.info

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, ka qartësuar veprimtarinë e kaluar të nënës së tij, e cila ishte temë e rrjeteve sociale që nisi me një postim të deputetes së zgjedhur të PDK-së, Ganimete Musliu.

Në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, Sejdiu ka thënë se nëna e tij, nga sistemi i ish-Jugosllavisë u pushua në vitin 1990 dhe për këtë ai kishte sjell edhe dokumentacionin.

“Pra, shihet data 10 tetor 1990. Kërkoj ndjesë nga qytetarët se është në gjuhën serbe, Ky është vendimi i suspendimit, si për të gjithë shqiptarët në atë kohë. Ky është vendimi i shkarkimit, dy muaj më vonë, si gjithë shqiptarët në atë kohë. Personi i dytë i shkarkuar në Kosovë, prej gjyqtarëve dhe prokurorëve është nëna ime”, ka thënë ai.

Sejdiu u shpreh se në padinë që ka bërë ndaj Ganimete Musliut e Abelard Tahirit, pret që të marrë dëmshpërblim prej së paku dhjetëmijë eurove, shumë të cilën do ta japë për bamirësi.

“Minimumi pesëmijë euro nga një person dhe pesëmijë nga tjetri. 10 mijë euro do t’ia japë shoqatës së pensionistëve, ditën që sistemi i drejtësisë do të funksionojë”, tha ai.

Gjithashtu, masë tjetër që pret Sejdiu është edhe masa e sigurisë që, sipas tij, të apostrofuarit në asnjë rrethanë e asnjë formë nuk do ta përmendin emrin e nënës së tij, Suzana Sejdiut. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme