Dardan Molliqajt i kërkohet dorëheqje nga posti i deputetit

12:46 | 12 Prill 2019
Arbresh.info

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklaratave të deputetit, Dardan Molliqaj, se Glauk Konjufca kishte qenë pjesë e SHIK-ut, e si rekrutues kishte qenë, Fadil Lepaja, shkruan Arbresh.info

E pas deklaratës së Fadil Lepajës, Haxhiu i ka kërkuar dorëheqje të menjëhershme nga posti i deputetit, Dardan Molliqajt të Partisë Socialdemokrate.

“Pas deklaratës së Fadil Lepajës, i kërkoj publikisht Dardan Molliqajt të jep dorëheqje nga posti i deputetit” ka shkruar Haxhiu në Facebook

Fadil Lepaja e kishte demantuar Molliqajn në një shkrim në rrjetet sociale, duke  thënë se asnjëherë nuk ka qenë pjesë e SHIK-ut.

“Sapo mora vesh, për veten time, gjëra të cilat nuk i kam ditur! Pas interesimit të gazetarëve rreth (pa)vërtetësisë së deklaratave në Kuvendin e Kosovës,, dhe për të i kursyer nga lodhja gjithë të interesuarit, po e shfrytëzoj profilin tim, të deklarohem rreth kësaj “çështjeje”: “Me përgjegjësi të plotë penale, dhe morale, deklaroj se kurrë në jetën time, nuk kam qenë pjesëtar as bashkëpunëtor, me vetëdije, e besoj as pa vetëdije, i Shërbimit Informativ të Kosovës. “Më vjen keq që emri im qenka keqpërdorë në debate, në të cilat nuk kam interes dhe e kam nën dinjitet të përfshihem. Ju falënderoj për mirëkuptim!”, ka shkruar Lepaja në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme