Sot sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj ka vizituar qytetin e Podujevës ku është mirëpritur nga shumë qytetarë, shkruan Arbresh.info.
Molliqaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se dy bashkëluftëtarët e Zahir Pajazitit, Vllaznim Maqastena dhe Sheqir Bunjaku, këto ditë iu bashkuan Vetëvendosjes.
Më poshtë mundë ta lexoni statusin e plotë të tij:
Dy bashkëluftëtarët e Zahir Pajazitit, Vllaznim Maqastena dhe Sheqir Bunjaku, këto ditë iu bashkuan VETËVENDOSJE!-s. Ish-luftëtarët e UÇK-së po e kuptojnë që luftën tonë çlirimtare nuk e përfaqësojnë koalicionet e pazareve.
Është vetëm Lëvizja jonë ajo që ka ruajtur dhe vazhdon t’i ndjek me besnikëri e #meZemër idealet e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së./Arbresh.info/
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...