Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj lejes së Kelkos për ndërtimin e dy hidrocentraleve.
Molliqaj ka thënë se mjedisi qëndron para profitit ndërkohë që ka kritikuar marrëveshjen.
“Mjedisi përpara Profitit! Degradimi i Bjeshkëve dhe Lumenjve të Kosovës nuk mund të ndalet për sa kohë politikat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit i vendosin interesat e kompanive milionëshe përpara shëndetit të mjedisit, rrjedhimisht shëndetit të secilit qytetar të Kosovës. E njëjta Ministri ka pajisur kompaninë “Kelkos” me leje mjedisore që i nevojitet për t’i ndërtuar dhe operuar me dy hidrocentrale edhe pse e njëjta me veprimtarinë e saj është dëshmuar të jetë forcë shkatërruese për mjedisin. Skandaloze t’i lejohet leja e operimit një kompanie të tillë e cila ende nuk i ka rehabilituar dëmet e shkaktuara në Bjeshkën Deçanit, gjë që mund të vërtetohet me një vizitë.”, ka thënë ai.
“Për më tepër me politikat që po i ndjekë shteti i Kosovës po ua bën kompanive të papërgjegjshme si kjo shumë profitabil investimin, madje dhe duke i mbështetur me subvencione në emër të rritjes së prodhimit të energjisë së ripërtëritshme përmes një procesi të fshehtë dhe të dyshimtë në kurriz të njërit prej resurseve kryesore, ujit. Ministria duhet urgjentisht ta vendosë ruajtjen e mjedisit në qendër të agjendës së vet! Vendimet për resurset jetike të Kosovës nuk bën të merren pa u informuar nga kërkesat dhe mendimet e komunitetit, aktivistëve mjedisor dhe ekspertëve të çështjeve mjedisore. Andaj kjo Ministri duhet menjëherë t’i pezulloj të gjitha vendimet që kanë dalur nga ky proces i dyshimtë si masë e menjëhershme për parandalimin e degradimit të mëtutjeshëm të Bjeshkës së Deçanit.”, shton ai.
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...