Google ADS

Dardan Molliqaj përkrah Shpend Ahmetin (FOTO)

17:13 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka shprehur përkrahjen e tij të hapur për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili njëherësh rrjedh nga kjo lëvizje.

Molliqaj ka vendosur një status në profilin e tij në Facebook, me hashtag, duke shkruar Shpendi edhe 4, duke nënkuptuar që duan Ahmetin edhe për katër vite të tjera në udhëheqje të Prishtinës.

Ndryshe duhet përkujtuar që deklarata e ish-kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit gjatë ditës së sotme në Kuvend ka nxitur debate të shumta për rolin që ka tani Ahmeti në këtë lëvizje.

screenshot_1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme