Google ADS

Dardan Molliqaj: Në Kosovë s’do të ketë drejtësi pa çlirimin e shtetit nga kriminelët që e kanë kapur

21:30 | 21 Gusht 2018
A. B.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shkruar në profilin e tij në Facebook në lidhje me diskutimet e fundit me rastin e dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, që po hetonte listat e fryra të veteranëve. Ai ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë drejtësi pa çlirimin e shtetit nga kriminelët që e kanë kapur.

E ka lidhur edhe me aferën “Pronto”, që po ashtu ishte duke e hetuar Blakaj.

“Afera “Pronto” kishte faktuar atë që tashmë e dinim: sistemi i drejtësisë dhe shteti në përgjithësi janë kapur nga një grup kriminel që po drejton pushtetin. Rasti i fundit i manipulimit me listat e veteranëve, e pastaj i kërcënimit të prokurorëve që tentuan ta zbardhin këtë manipulim, tregoi sërish këtë të vërtetë”, ka shkruar Molliqaj në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, në Kosovë nuk do të ketë drejtësi pa çlirimin e shtetit nga kriminelët që e kanë kapur.

“E çlirimi i shtetit do të ndodhë vetëm pas një angazhimi gjithëshoqëror për një model të ri qeverisjeje me drejtim të ndryshëm politik dhe socioekonomik”, ka shkruar më tej ai.

 

Të ngjashme