Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj deklaratës së Daut Haradinajt të AAK-së, meqë ky i fundit ka thënë se nuk do të ketë balotazh në Deçan.
Molliqaj është shprehur se në këtë komunë do të ketë balotazh dhe deçanasit do të votojnë për Vetëvendosjen dhe kandidatin e saj Zekë Sinanaj, përcjellë Indeksonline.
Ky është komenti i tij:
Daut Haradinaj, nga paniku i humbjes edhe në Deçan, sot na e paska dërguar një porosi se nuk ka balotazh.
Në zgjedhjet e kaluara i numëronte votat tona dhe thoshte se kemi pak vota. Në fund, VETËVENDOSJE! doli partia ma e madhe me 32 deputetë, përderisa AAK mbeti me vetëm 10 deputetë.
Sic duket e kanë kuptuar që as shpërndarja e librezave të veteranëve ndaj atyre që dikur i quanin ”policë lokal” të Serbisë, as shtrimi i rrugëve e trotuareve në kohë fushate, e as premtimi i vendeve të punës nuk po iu kryen punë.
Deçani do të ketë balotazh. Deçanasit kësaj here do të votojnë për program zhvillimor, e kush tjetër ka program përpos Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidatit Zekë Sinanaj?!
Fatmirësisht, deçanasit kësaj here do të votojnë përtej subjekteve partiake. Zekë Sinanaj po e merr mbështetjen e simpatizuesve të të gjitha partive në Deçan. Kjo po e shqetëson shumë Dautin dhe AAK-në.
Shihemi në balotazh
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...