Google ADS

Dardan Molliqaj i ka reagar deputetit të LDK-së

11:31 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti i grupit të pavarur në Kuvendin e Kosovës, Dardan Molliqaj i ka reaguar deputetit të LDK-së , Kujtim Shalës ku ky i fundit e pyeti Krasniqin se kush është ai deputet që ju ka thënë terroristë, raporton arbresh.info.

Ndërsa Molliqaj i ka thënë Shalës” Kujtim para se më i bë pyetje Frashërit bëju pyetje deputetëve tu”.

“ Ekzistojnë videot, emrat nëse po i dëshironi dhe njëra prej tyre është Besa Gaxherri dhe ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa”, tha Molliqaj .

Po ashtu ky Kuvend ka diskutua për rastin e sulmit në Kuvend .

“Po ky Kuvend ka diskutua për rastin e sulmit ndaj Kuvendit dhe Frashëri e tha të drejtën kur Gjykata nuk po ju kryen punë po ndaleni e s’po folni e kur nuk po ju kryen punë po folni”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa, deputeti Kujtim Shala i ka replikuar Dardan Molliqaj se të gjithë kemi të drejtë të flasim dhe e kam të drejtën të flasë për çdo rast.

Ndërsa Shala tha se unë u përpuqa  të jem specifik dhe t’ju sqaroj se ju nuk e kuptoni me të parën.

“Kërkush nuk e gjykon veten se unë jam fajtor, dhe jemi institucion , asnjë deputet nuk ju ka quajtur terroristë juve po aktin e kanë quajtur terroristë dhe nuk ka lidhje me njerëzit që i akuzojnë”, tha Shala./’arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme