Deputeti i Partisë Socialdemokrate(PSD), Dardan Molliqaj, ka theksuar se deri në fund të vitit partia e tij do t’i ketë degët e saj në të gjitha komunat.
Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se dashakeqët e PSD-së kanë dështuar në parashikimin e tyre se ky subjekt politik do të jetë i papërfillshëm.|
“Zgjerimi do të jetë fakt. Dikush deklaronte se këta i kanë dy komuna dhe nuk kanë degë dhe nuk kanë njerëz. Ne kemi njerëz, dhe PSD prej një subjekti të papërfillshëm u kthye në subjektin kryesor, sepse opozita, pa e marrë parasysh mendimin dhe votën e PSD, nuk mund t’i shtyjë përpara çështjet. Por, edhe pushteti nuk mundet me ec në temat e mëdha pa e marrë pëlqimin e PSD”, ka shtuar Molliqaj.
Anëtari i kryesisë së PSD-së ka thënë se ata synojnë mbylljen e disa çështjeve deri në fund të vitit. Ndër to është shtrirja me degë në tërë territorin. “Do të dëshmojmë që jemi faktori kyç në shtetndërtim dhe dialog e Kosovës dhe do të jemi me synime serioze pjesë e Partisë Socialdemokrate Evropiane”.
Molliqaj ka folur edhe për aderimet që priten të ndodhin në partinë e tij, duke thënë se do të ketë figura nga jeta akademike, shoqëria civile, që do t’i bashkohen atyre.
“Shumica e njerëzve që po vijnë nuk kanë qenë në strukturat e partive politike, që do të jetë plani i prezantimit të figurave të reja në partinë tonë, e të cilët nuk kanë qenë nëpër parti politike më herët. Ata janë shumë, dhe jemi dakord për angazhimin e tyre. Madje, ata janë në PSD, por pritet që kjo të bëhet edhe publike”, ka shtuar ai.
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...