Google ADS

Dardan Molliqaj bëhet me pozitë të rëndësishme në PSD

21:39 | 26 Qershor 2019
Arbresh.info

Ish-Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, është rikthyer të ushtrojë të njëjtën pozitë, por tash në Partinë Socialdemokrate.

Molliqaj u votua sot nga Këshilli Drejtues i PSD-së si sekretar i ri organizativ i partisë, duke e zëvendësuar Naim Jakajn, i cili ushtroi këtë funksion nga viti i kaluar kur u zgjodhën për herë të parë drejtuesit e partisë.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PSD-së, të mbajtur sot, po ashtu u votuan edhe katër anëtarë të rinj të Kryesisë.

Adea Batusha, Aida Rushiti, Ardian Olluri dhe Natyra Kuçi janë katër anëtarët e rinj të Kryesisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme