Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, thotë se autostrada drejtë Gjilanit mund të mos ndodhë as vitin e ardhshëm.
Projektin e ka quajtur të PDK-së dhe LDK-së.
“Është i PDK-së se po e heqë, është i LDK-së sepse nuk i ka nisë procedurat e prokurimit për këtë projekt,” është shprehur Molliqaj.
Sipas tij, LDK-ja e ka bërë një premtim për autostradën, dhe ish- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, nuk i ka nisë këto procedura.
Ky projekt është hequr nga rishikimi i buxhetit dhe sipas Ministrit të Financave, Bedri Hamza, autostrada drejt Gjilanit do të përfshihet në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit