Ministri i Diasporës dhe zv,kryeministri, Dardan Gashi ka reaguar për vdekjen e zëvendësit të tij, Arian Daci.
Në një telegram ngushëllimi, Gashi e ka quajtur të ndjerin mik, shok e punëtor të zellshëm.
Më poshtë telegram ngushëllimi i zv. Kryeministrit, Dardan Gashi!
Me dhimbje të thellë mësova lajmin për vdekjen tragjike të Arianit në Brezovicë. Ky lajm është sa i papritur aq edhe shokues e i tmerrshëm. Ariani përpos që ishte koleg, ishte dhe mik i dashur.
Ishte njeri që deshti këtë vend, deshti kolegët e tij e më së tepërmi deshti jetën. Shkuarja e tij kaq e hershme në amshim është një humbje e tmerrshme për ne si kolegë, për miqtë e shumtë e për familjen e tij të cilëve ju shpreh ngushëllimet e mija më të thella në këto momente shumë të vështira.
Gjithmonë do ta kujtojmë Arianin si shok të mirë, punëtor të zellshëm, zemërmirë dhe të dashur.
Do të na mungosh të gjithëve mik!
Ngushëllimet më të thella për juve, akad. Nexhat Daci dhe Zineta, Merita e mbarë familja Daci.
Paste dritë shpirti i të ndjerit!
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë