Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, realizoi një vizitë pune në Mbretërinë e Danimarkës, gjatë së cilës e shoqëruar nga konsulli i Kosovës, Valdrin Grainca, zhvilloi takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të institucioneve daneze.
Në kuadër të vizitës, Gashi zhvilloi takime të veçanta me Sekretarin e Shtetit për Punë Evropiane dhe të Arktikut, Jonas Bering Liisberg, kryesuesin e Komisionit për Politika të Jashtme, Michael Aastrup Jensen, dhe me kryesuesen e Komisionit për Punë të Jashtme, Lise Bech.
Sipas një komunikate për media, diskutimet u përqendruan në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, me fokus të veçantë në tregti dhe ekonomi, sfidat e sigurisë rajonale, si dhe përkrahja e vazhdueshme e Danimarkës për avancimin e agjendës euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
‘Në takimet e zhvilluara u shpreh gatishmëria për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të reja, derisa u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim të ndërsjellë ndaj zhvillimit, demokracisë, paqes dhe sigurisë”, thuhet tutje në deklaratën e kësaj ministrie.
BBC: Aventura e papërsëritshme në lumin e egër të Shqipërisë
Eskalojnë protestat në Tbilisi, 44 të plagosur përfshirë 21 ...
Vullneti shpërthen ndaj Kevinit, pas vendimit për të hequr 1...
Simptomat që mund të tregojnë mungesën e hekurit
Xheneta le me gojë hapur të gjithë: Nëse ma sjellni edhe mu ...
Pse ju dhemb gjuri dhe kyçet në këtë periudhë, a ndikon vërt...