Danimarka e ka pezulluar vendimin për të marrë më qira 300 vende në burgjet e Kosovës për të burgosurit që kanë kryer vepra penale në Danimarkë.
Arsyeja e pezullimit është mungesa e fondeve, ka njoftuar Shoqata e Burgjeve atje.
“Burimi i financimit përbëhej nga një TVSH e re për artin dhe kulturën, të cilën Danimarka është e detyruar ta prezantojë sipas një vendimi të BE-së. Megjithatë, nuk kishte shumicë politike për këtë zgjidhje”, thuhet në njotim.
Po ashtu problemet me financimin bëjnë që në ligjin financiar të vitit të ardhshëm për Shërbimin Korrektues mungojnë mbi 200 milionë DKK.
“Burgu në Kosovë ishte paraparë të kushtonte 1.5 miliardë DKK për dhjetë vjet”, thuhet në njoftim.
Kosova priste të fitonte miliona euro nga kjo qiradhënie. /arbresh.info/
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...