Google ADS

Danimarka e interesuar të mbështes planifikimin hapësinor në Kosovë

16:06 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor, Albena Reshitaj, ka pritursot  në një takim udhëheqësin e departamentit të tregtisë në ambasadën rajonale të Danimarkës në Kroaci, Zharko Mashanoviq, i cili mbulon edhe Kosovën.

Në këtë takim është diskutuar për projektet e MMPH-së në fushën e mjedisit dhe planifikimit, shkruan arbresh.info.

Mashanoviq përgëzoi ministren Reshitaj për punën dhe angazhimin e saj sa i përket përmirësimit dhe ruajtjes së mjedisit.

Ministrja potencoi prioritetet e saj dhe të MMPH-së për eliminimin e deponive ilegale dhe krijimin e deponive të reja legale, ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujerave të zeza në Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Gjilan si dhe fushën e planifikimit hapësinor.

Po ashtu në takim u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës në fusha të ndryshme e në veçanti në ato të planifikimit pasi që Danimarka llogaritet ndër shtetet që e ka shumë mirë të rregulluar këtë fushë.

Ministrja Reshitaj shprehu interesimin e saj për bashkëpunim dhe mbështetje të shteteve skandinave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme