E përditshmja serbe “Danas” raportoi të shtunën për mundësinë e dorëheqjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Kjo, sipas mediumit, po bëhet në mënyrë që t’i lihet dikuj tjetër në dorë dialogu me Kosovën dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë.
Danas citon Dragan Vuçiqeviq, kryeredaktor i mediumit “Informer” të ketë deklaruar se bashkëpunëtorë politik të Vuçiqit i kanë dhënë informacione se ai po planifikon të dorëhiqet nga posti i presidentit.
“Në një situatë ku presioni ndaj Serbisë për t’u tërhequr është rritur, këto dy lëvizje do të ishin aq të mëdha sa shteti nuk mund t’i mbështesë”, ka thënë Vuçiqeviq, duke iu referuar presionit ndërkombëtar për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe sanksionimit të Rusisë.
Siç shtoi ai, Serbia ka qenë i vetmi vend në Evropë që prej 231 ditësh nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
I njëjti ka deklaruar se Vuçiq nuk vendos sanksione ndaj Rusisë dhe nuk e njeh Kosovën përderisa është president.
Siç raporton mediumi, në rast se Vuçiq ai zëvendësohet nga kryetari i Asamblesë Kombëtare për tre muaj./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...