Damati: Sikur Prizreni i sigurt, do të jetë secili qytet i Republikës

08:20 | 1 Gusht 2022
arbresh.info

Jurtisti, Musa Damati, ka reaguar në pas zhvillimeve të së dielës në veri të vendit.

“Ashtu si Prizreni sonte i qetë dhe i sigurt, do të jetë çdo qytet i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Damati në Facebook duke i bashkëngjitur një fotografi të Prizrenit të bukur, në ditën kur ishin vendosur barrikada në Jarinjë e Bërnjak si shenjë proteste e vendimit të qeverisë për reciprocitet në targa dhe dokumente personale.

Në mesnatë, qeveria ka shtyrë zbatimin e dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës./arbresh.info/

Shtyhet vendimi për reciprocitetin për targat dhe dokumentet, Kosova ndëgjon Amerikën

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme