Në Tregun e Gjelbër dhe në disa dyqane ushqimore vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe të perimeve, por edhe të ushqimeve të tjera elementare, në krahasim me vitet e kaluara.
Koha e verës është koha më e favorshme e bujqve që kultivojnë produktet bujqësore të vendit tonë siç janë domatja, speci, qepët, karrota, spinaqi, lakra, sallatat e ndryshme.
Edhe pas rënies së inflacionit, çmimet në tregje dhe në dyqane po mbesin të njëjta, mbase edhe më të shtrenjta.
Këto çmime nuk po janë të përballueshme për qytetarët, për shkak se sipas tyre nuk ka rritje të pagave për të pasur rritje të çmimeve.
Kohëve të fundit është qarkulluar lajmi që spinaqi po shitet 7 deri n 8 euro për një kilogram.
Dhe për këtë ekipa e portalit Arbresh.info ka vizituar Tregun e Gjelbër për të vërtetuar se sa shitet me të vërtetë një kilogram spinaq dhe se a është e përballueshme për qytetarët çmimi i këtij produkti.
Një shitës i spinaqit për Arbresh.info ka thënë se të paktën në Tregun e Gjelbër nuk ka qenë çmimi kaq i lartë, sipas tij spinaqi shitet deri në 4 euro.
Ai këtë punë e ushtron tash e 33 vite, dhe për çmimin e tij arsyetohet se kushtet atmosferike nuk kanë qenë të favorshme dhe ka pasur mjaftë dëme në prodhimet bujqësore.
“Që 33 vite merrem me mbjelljen e spinaqit, i kam parë çmimet por në Tregun e Gjelbër asnjëherë nuk është shitur 7-8 euro, unë e kam shitur deri në katër euro. Nëpër markete nuk e di. Ky çmim është bërë për shkak të shirave breshëritë, koha është e thatë dhe spinaqi nuk mund të kultivohet. Është më i shtrenjtë sepse është në pyetje koha dhe kur mbetet pak normale që rriten. Kanë të drejtë qytetarët që ankohet që 23 vjet pas luftës nuk është asnjë rritje rroge”, tha ai.
Kurse një qytetarë thotë se nuk ka bujq mjaftueshëm për të prodhuar spinaq, sipas tij më lirë është të blesh ushqime të gatshme sesa të blesh produkte për të përgatitur ushqim.
“Tani fshatarët janë në qytet dhe po mbjellin pak spinaq. Pa punuar nuk mbillet. Pensionistët i kanë rrogat e mëdha, e 8 euro spinaqi lirë. Më lirë me dalë me ble një byrek sepse po del më shtrenjtë me përgatit në shtëpi”, tha qytetari.
Kurse një blerës në Tregun e Gjelbër, për Arbresh.info, u shpreh shumë i pakënaqur me çmimet e produkteve bujqësore.
Sipas tij, këto çmime janë absurde dhe katastrofale.
“Çmim katastrofal jashtë normave por bujqit nuk kanë nevojë se kushtet atmosferike kanë qenë të vështira spinaqi nuk blihet në atë çmim. Çdo gjë është shtrenjtë nuk e di pse thonë që ka ulje të inflacionit kur një kilogram shalqi është 60 cent, nuk ka ndodh në histori ky çmim. Produktet i blej atë që janë të domosdoshme”, përfundoi blerësi.
Kurse një blerës i rregullt i spinaqit tha se çmimi i këtij produkti nuk është aspak i arsyeshëm, dhe sipas tij duhet të ketë më shumë investime në bujqësi dhe shëndetësi.
“Blej gjithmonë spinaq sepse e di që është i mirë, për Kosovë nuk është i arsyeshëm, duhet të zbriten çmimet. Investimi kryesor në Kosovë duhet të jetë shëndetësia, bujqësia, buka pastaj arsimi”, shtoi ai.
Por, nuk është vetëm spinaqi që ka çmimi të lartë, edhe perime të tjera bujqësore si patatja 80 centë, domatja 80 centë, karrota 1 euro, sallata e gjelbër 70 centë./Arbresh.info/Diellza Gashi/
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej