Google ADS

Dalje e ulët e qytetarëve në votim, prin Leposaviqi me 112 vota

15:40 | 21 Prill 2024
K.B

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e tretë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zvecan dhe Mitrovicë e Veriut.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezaj ka thënë se deri në orën 15:00 numri i qytetarëve që kanë marr pjesë në votim është si vijon: Leposaviq 122 votues, Zveçan 0 votues, Zubin Potok 17 votues dhe Mitrovicë e Veriut 64 votues, raporton Arbresh.info.

Elezaj ka theksuar se votimi është duhe vazhduar dhe qendrat e votimit janë të hapura teksa ka ftuar të gjithë qytetarët e komunave qe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të marrin pjesë në procesin e votimit.

LEXO EDHE:

Radoniqi publikon rezultatet e para – dalje shumë e ulët e qyetatarëve në votim, në Zveçan asnjë

Të ngjashme