Shef i Kabinetit të Kryeministrit, Luan Dalipi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Ai ka thënë se nuk ka alternativë për ruajtjen e shtetit ligjor.
“Nuk ka alternativë për ruajtjen e shtetit ligjor dhe demokracisë” ka shkruar Dalipi.
Dalipi shkruan se “nëse ruajtja e ‘stabilitokracisë’ do të thotë mbyllja e syve ndaj sulmeve të orkestruara kundër institucioneve tona nga një grusht kriminelësh dhe huliganësh të paguar nga Beogradi dhe në listën e zezë të Thesarit në SHBA, atëherë jo faleminderit”, ka shkruar Dalipi.
Ai tha se Vuçiq po orkestron një tjetër dhunë në veri të Kosovës dhe sipas tij, kjo është për të larguar vëmendjen nga problemet në vendin e tij.
“Autoritarja e krahut të djathtë me lidhje të forta me Moskën Vuçiç, i cili përdor taktikat e viteve ’90 të Millosheviçit për nxitjen e dhunës dhe urrejtjes, po orkestron një tjetër dhunë në veri të Kosovës. Kjo është për të larguar vëmendjen nga problemet në vendin e tij Serbinë”, ka theksuar Shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Albin Kurti.
“Bashkimi kundër këtyre përpjekjeve për të tallur ligjin dhe rendin dhe kundër kësaj propagande dhe dezinformimi të tipit Millosheviç dhe Moskë është ajo që kontribuon në stabilitetin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të rajonit”, thekson tutje ai./Arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...