Dalin të hyrat e partive politike, PDK e LVV me mbi 1 milion euro të ardhura

11:22 | 3 Nëntor 2020
Arbresh.info

Sipas raporteve financiare (të paaudituara) për vitin 2019, del se subjektet politike parlamentare kanë pasur të hyra prej gjithsej 4,655,180.20 euro.

Të njëjtat kanë shpenzuar gjithsej 5,438,491.21 euro, apo rreth 800 mijë euro më shumë se që kanë pasur të hyra, raporton Arbresh.info.

Subjekti me më së shumti të hyra është PDK, me 1,28 milion euro, e pasuar nga LVV me 1,17 milion euro dhe LDK me 911 mijë euro.

PDK prin edhe sa i përket shpenzimeve, me 1,36 milion euro shpenzime, e pasuar nga LDK me me 1,34 milion euro dhe LVV me 1,16 milion euro.

Kjo u bë e ditur nga Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë dhe me shpenzimet e të gjitha partive politike:

LDK është subjekti që ka më së shumti “borxhe” me mbi 400 mijë euro më shumë shpenzime sesa të hyra. Pas LDK-së radhitet AAK me rreth 300 mijë euro “borxhe”.
Subjekti me më së shumti të hyra është PDK, me 1,28 milion euro, e pasuar nga LVV me 1,17 milion euro dhe LDK me 911 mijë euro.
PDK prin edhe sa i përket shpenzimeve, me 1,36 milion euro shpenzime, e pasuar nga LDK me me 1,34 milion euro dhe LVV me 1,16 milion euro.
Për vitin 2019, ndonëse vit zgjedhor, subjektet politike gjithsej kanë deklaruar vetëm 215 mijë euro donacione. AKR prin me 80 mijë euro donacione të deklaruara, pasuar nga LVV me 50 mijë euro, Alternativa me 37 mijë euro, PDK me 36 mijë euro dhe Nisma me 9 mijë euro.
Subjekti që, sipas deklarimeve, ka pranuar më së paku donacione është LDK, me vetëm 38.54 euro të pranuara gjatë vitit 2019./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme